Harry Kane nuk do të jetë në dispozicion të Totnham Hotspur për gjashtë javë, pasi është dëmtuar në ndeshjen e të dielës kundër Manchester United.

Lëndimi ka ndodhur gjatë një përplasjeje me Phil Jones dhe Victor Lindelof. Përmes një deklarate për shtyp të lëshuar të martën, Spursat e konfirmuan lëndimin e anglezit duke thënë se ai do të mungojë së paku një muaj e gjysmë dhe pritet të kthehet në stërvitje gjatë muajit mars.

Kane do të mundojë edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës kundër Chelseat, si edhe në ndeshjen e Premier Ligës kundër Bluve. Kane pritet të mos luajë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: