Mbrojtësi i Italisë, Alessandro Bastoni ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes së sotme. Futbollisti i lindur në vitin 1999 do t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër në mëngjes, para nisjes së skuadrës drejt Romës.

Në këtë pikë, rikuperimi i lojtarit të Interit për të premten në mbrëmje është shumë i vështirë. Me shumë mundësi, në vend të tij do të luajë Federico Gatti, i bashkuar sot me titullarët në stërvitjen e pasdites.

Me kalimin e Acerbit në anën e majtë të qendrës, do të ketë vend për mbrojtësin e Juventusit, me prapavijën që do të kompletohet nga Darmian në të djathtë dhe Dimarco në të majtë. Italia do të  përballet me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Euro 2024 (Data 17 nëntor).

Itali, formacioni i mundshëm (4-3-3) – Donnarumma; Darmian, Gatti, Acerbi, Dimarco, Barella, Jorginho, Bonaventura, Berardi, Raspadori, Chiesa.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: