GJIROKASTËR

Një shtetas nga Gjirokastra  është dëmtuar me lëndë plasëse gjatë kohës që po kulloste bagëtitë  në Subash.  Pas ngjarjes, ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, ndësa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Shtetasi V.Ll mësohet të jetë plagosur gjatë kohës që ka shkelur mbi një lëndë plasëse

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, i cili përfundoi me plagosjen e bariut me iniciale V.Ll.

“Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur “Hani” (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë   po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb