TIRANE-Këngëtarja që shihni në foto me paterica është bukuroshja e skenës Rozana Radi.
Pas një performance të shkëlqyer të hënën që shkoi në spektaklin “Dance with me” jo vetëm në kërcim, por edhe me imitime simpatike, Rozana Radi u dëmtua rëndë.
Tashmë ajo rrezikon edhe vazhdimin e garës pasi ka dëmtuar një ligament, i cili ia
vështirëson ecjen, e jo më provat koreografike.
Mësohet se këngëtarja është rrëzuar gjatë një padjeshke, lëvizje koreografike kur balerina ngrihet në ajër. Rozi ka mërzitur shumë fansa, të cilët përpos ngushëllimeve, i urojnë që ajo të shërohet sa më shpejt në mënyrë që të rikthehet sërish në skenë.
Moderatorja e spektaklit, Alketa Vejsiu madje dëshmon me foto gjendjen shëndetësore të Rozit.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb