Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë gjatë ndeshjes së tij të fundit me Hapoel Haifa dhe sipas informacioneve të fundit nga Izraeli, ai do të mungojë gjatë gjithë sezonit. Flitet se Salihi ka thyer brinjët shkruan Panorama Sport dhe kështu do të mungojë deri në fund sezonit. Sulmuesi do të mungojë në ndeshjet e Shqipërisë sa i përket kualifikueseve për Kampionatin Europian 2016. Dëmtimi i tij vjen në një moment jo të përshtatshëm pasi shkodrani sapo kish nisur aventurën e re me izraelitët e Hapoel Haifa.

 

(e.sh/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb