POGRADEC– Një administrator i një firme ndërtimi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohet se gjatë punimeve të një Hidrocentrali në Velçan, një segment i rrugës së vjetër “Egnatia” me gjatësi 80 metra është dëmtuar.

Policia ka proceduar penalisht E.K, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNATIA”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, neni 155 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb