TIRANE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve dhe ekspertëve te ekonomisë sa i përket financave të vendit si dhe punësimit.

E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’, ministrja iu përgjigj pyetjes së gazetares së News24 Erjola Jata se cilat janë arsyet që ekonomia nuk po prodhon vende të reja pune.

Pyetje: Në tremujorin e 4 të vitit 2018 papunësia ka shënuar rritje. Cilat janë arsyet që ekonomia nuk po prodhon më rritje të punësimit?

Denaj: Treguesit janë në bazë vjetore. Nuk mund të flitet për tre mujore. Nuk mendoj se nuk ka punë dhe se nuk ka profesionistë. Ka nevojë ende për koordinim. Nuk mund të themi që ka ulje të treguesit. Progresi vjetor edhe me pak pikë përqindje është rënës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: