Dënimi i Skënderbeut është një lajm që trondit në themel futbollin shqiptar, UEFA goditi pikërisht simbolin e suksesit të futbollit kuqezi në arenën europiane. Klubi korçar besoi shumë në pafajësi, i shkoi deri në fund kësaj çështje por paneli i CAS i dha të drejtë UEFA-s duke lënë në fuqi një dënim që minon ekzistencën e këtij klubi. 10 vite mospjesëmarrje në kupat e europës me arsyetimin se Skënderbeu ka trukuar dhe manipuluar ndeshjet, është një dënim unik në të gjithë botën, për më tepër një dënim që vjen për herë të parë duke iu referuar sistemit (BFDS) i cili bazohet luhatjet e koeficienteve gjatë një ndeshje.

Uefa
Uefa

Pikërisht këtu ishte dhe beteja më e madhe pasi ky model dhe ky dënim i dhënë Skënderbeut do të merret si shembull në të ardhmen. UEFA e konsideroi vendim e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv si një fitore të madhe, një konfirmim mbi besueshmërinë e sistemit e tyre. Ky dënim i Skënderbeu bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë por vetëm Federata Shqiptare e Futbollit nuk e sheh të arsyeshme të reagoj, të mbaj një qëndrim zyrtar mbi këtë vendim që dënon jo vetëm Skënderbeun por dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit, fundja Skënderbeu ishte ekipi që i dha një tjetër qasje pjesëmarrjes së ekipeve shqiptare në Europë.

Fshf
Fshf

Aktorë të ndryshëm në futbollin në vend kërkojnë tashmë që Skënderbeu të dënohet dhe në Shqipëri, fundja në raportin e bërë publik nga UEFA dali në pah edhe manipulime në Superligë, ku ishin të përfshirë emra të ndryshëm klubesh, lojtarë, presidente, madje dhe funksionar të lartë të shtetit shqiptar. FSHF nuk e sheh të arsyeshme të reagoj, duke e lënë Skënderbeun të vetëm në këtë betejë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb