TIRANË

Dënimi i Emiljano Shullazit dhe grupit të tij është përshëndetur jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga përfaqësia diplomatike e akredituar në Shqipëri.

Ambasada amerikane ka folur sërish për këtë çështje, e cila përmes Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski, është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtësisë.

“Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi.

48339122 10156036496330838 7493633963378868224 N
48339122 10156036496330838 7493633963378868224 N

Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb