Vendimet e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet skandaloze të ndodhura në derbin Tirana-Partizani, nuk u kanë pëlqyer aspak tifozëve të Tiranës, dhe më konkretisht grupimit “Fanatics”, që ka reaguar ndaj tyre, pavarësisht se nuk ishin ata shkaktarët e dhunës por një tjetër tifogrup i organizuar i bardhebluve.

Tirona Fanatics
Tirona Fanatics

Reagimi:

Dënimet selektive nga Policia e Shtetit dhe dënimet kolektive nga “Komisioni i Padisiplinuar” pranë F$HF, me masa të padëgjuara më parë, janë të pabaza dhe qesharake…
Tifozët janë ata që ja japin bukurinë futbollit dhe janë po ata, për të cilët luhet!
Këto dënime qesharake e selektive nuk do të na ndalojnë kurrë të jemi pranë Tironës tonë!
Nuk na kanë ndaluar dekada më parë, nuk do të ndalojnë as sot e as nesër…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb