Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë reagon pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Ambasada britanike shkruan në një postim në “Facebook” se mbështet vendimin e GJKKO ndaj Llallës, ndërsa thekson se ky vendim tregon se aty ku ka vullnet, reformat japin rezultat.

“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb