TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është pyetur në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Duke sjellë përvojën e tij si ish-prokuror, Soreca zgjodhi të mos flasë për këtë temë. Sipas tij nuk mund të bëhen komente mbi një vendim  gjykate pa njohur thelbin e dosjes.

“Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”-tha Soreca.

Gjykata e krimeve të Rënda rrëzoi ditën e djeshme tre akuzat e ngritura nga Prokuroria në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai në fund u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Tahiri tha se vendimi i Gjykatës ishte qesharak duke paralajmëruar se do ta vazhdojë betejën për pafajësi duke apeluar çështjen sërish në Gjykatën e Apelit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: