Kryesia e Partisë së Lirisë ka reaguar për dënimin me burg të Ervin Salianjit për “dëshmi të rreme”.
Kryesia e PL shprehet se dënimi i Salianjit është një akt mirëfilli politik. Në reagim thuhet se Partia e Lirisë mbështet kauzën e opozitës, duke shtuar se shqiptarët duhet të reagojnë për situatën e rëndë në vend.
Deklaratë e Kryesisë së Partisë së Lirisë
Kryesia e Partisë së Lirisë e mbledhur sonte dënoi me ashpërsinë më të madhe dënimin politik dhe burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili denoncoi lidhjet e tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me Edi Ramën dhe Qeverinë.
Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë.
Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor. Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe Narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme skizofrenike, që ju bën banda e hajdutëve “rilindas” me Edi Ramën në krye.
(Balkanweb)