Analistët politikë të ftuar në emisionin “Real Story” biseduan për situatën aktuale politike në vend.


Ata kanë diskutuar edhe për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Analisti Arjan Vasjari tha se dënimi i Tahirit nuk ka lidhje me reformën në drejtësi, ndërsa vlerësoi se nuk mund të dënohet një person vetëm mbi perceptim publik.

Ndërsa, analisti Fatos Lubonja theksoi se duhet të jesh injorant politik të mos kuptosh se Tahiri ka pasur problematika kur ishte ministër i Brendshëm.


Lubonja: Ndërkombëtarët vijnë edhe i ulin. Edhe situata është krizë e ndërkombëtarët që ta zgjidhin situatën duhet të thyejnë ligjin që të kthejnë opozitën. Prandaj, ne kemi akoma idenë se SHBA, BE dhe këta çfarë thonë e bëjmë.


Arjan Vasjari: Ju shpesh keni rezerva ndaj ndërkombëtarëve. Por imagjinoni pak se çfarë mund të ndodhë nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët.

Lubonja: Por së paku të na kishin dërguar më përpara sesa kaq. Po kur nuk gjykohen këta që kanë vjedhur votën…

Arjan Vasjari: Jam dakord me disa gjëra. Nuk e pranoj që ambasada amerikane që del e thotë jemi të zhgënjyer. Pse janë të zhgënjyer? Sepse unë mendoj se çështja Tahiri nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

Erl Murati: Ambasadori amerikan kishte thënë se Tahiri duhet që të gjykohet nga gjykatës që kanë kaluar vettingun.

Arjan Vasjari: Nuk mund të ketë drejtësi mbi perceptim popullor dhe jo në bazë të ligjit, i cili është i qartë. Nuk mund të ketë dënime pas deklaratave tnëpër tryeza. Qasja ndaj drejtësisë ne e kemi mbi bazë të perceptimit. Unë s’po i bëj avokatin, por po përdorim standardin e para 40 viteve. Tahiri është fajtor pse thuhet se është bandit.

Fatos Lubonja: Pse ne jemi injorantë ne?

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb