Vendimet e Kominisionit të Disiplinës kanë tronditur jo pak tifozët e Partizanit, që ndeshje pas ndeshje presin ti japin fund thatësirës 26-vjeçare dhe të ngrenë lart trofeun e titullit kampion. Sipas vendimit të KD-së, janë dënuar me 4 ndeshje pezullim mesfushori Bruno Telushi dhe 2 ndeshje trajneri Skënder Gega.

Për vendimin e disiplinës kanë ndikuar shumë raportet e zyrtarëve të ndeshjes, sidomos e delegatit Besnik Çela, që ishte dhe zyrtari më i lartë i FSHF-së prezent në “Selman Stërmasi” në takimin mes Partizanit dhe Laçit që përfundoi 1-1.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, kryesori Emirjon Sino u rrethua nga lojtarët e kuq, të cilët kontestonin gjykimin, ndërsa më i ashpri në protesta ishte pikërisht Telushi. Nga ana tjetër, Gega pat protestuar në disa momente te gjyqtari i katërt për vendimet e Sinos.

59189052 312650296078727 4815179838040047616 N
59189052 312650296078727 4815179838040047616 N

Gjithsesi, me takimin e përfunduar dhe ekipet e futura në dhomat e zhveshjes, delegati Besnik Çela ka rendur menjërherë jashtë duke kërkuar të ndjekë në studion lëvizëse të “Supersport”, disa prej momenteve kyç të ndeshjes, të cilat ai mund t’i ketë paraqitur në raportin e tij dhe që natyrisht janë marrë në konsideratë nga Komisioni i Disiplinës, që duhet pranuar se në raste të ngjashme në kampionat, madje edhe më të rënda, ka bërë njërin sy qorr dhe njërin vesh shurdh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb