Më 4 maj të këtij viti Komisioni i Apelit në UEFA la në fuqi vendimin e Etikës dhe Disiplinës për Skënderbeun, që e dënuan me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane si dhe 1 mln euro gjobë.

Duke iu referuar afateve kohore sot është dita e fundit që korçarët mund të apelojnë për çështjen në CAS, në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë.

Klubi është shprehur në të gjitha rastet se do ta ndërmarrë një veprim të tillë, por ende në faqen zyrtare nuk është bërë asnjë njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: