Vendimi i marrë ditën e djeshem nga Gjykata e Apelit ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është votuar në mënyrë unanime nga të tre anëtarët e trupit gjykues.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në reagimin e gjykatës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit dha vendimin me 1 vit burg për deputetin Salianji.

Pas vendimit, reagime të shumta kanë ardhur nga opozita në mbështetje të deputetit demokrat.

U zhvillua edhe një mbledhje e grupit parlamentar dhe Kryesisë së PD, ku vendimi u konsiderua si “hapje lufte” ndaj PD, si dhe u vendos që në 6 tetor të nisin protestat.

Sipas raportimeve nga selia blu bëhet fjalë edhe për protesta të tjera në gjithë Shqipërinë, ndërsa në fillim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi bllokime të akseve rrugore, porteve e aeroporteve, por edhe jetës universitare.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb