Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO për të dënuar me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Znj.Kim kujton se Llalla është një nga ish-zyrtarët e lartë që iu ndalua nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm.
Vendimi i sotshëm sipas znj.Kim tregon se askush, pavarësisht se sa i fuqishëm është, nuk është mbi ligjin.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg nga GJKKO dhe 5 vite ndalim për të kryer funksione publike.
Llalla u dënua për mosdeklarim pasurie dhe gjithashtu iu sekuestruan edhe disa pasuri të patundshme si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.
STATUSI NGA YURI KIM
Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur TË GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë.
Good to see SPAK delivering more and more results. This case, which involves a former high official barred from ?? for significant corruption, shows that no one – no matter how powerful – is above the law. When ALL are equal before the law, ALL have dignity. That is true dignity. https://t.co/o2dkuLW61D
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 20, 2021
(BalkanWeb)