Dënimi me gjobë që FIFA i dha 2 futbollistëve të Zvicrës me origjinë shqiptare Xhakës dhe Shaqirit për festën me simbolin e shqiponjës, nxiti nisjen e një peticioni online nga shqiptarët për të mbledhur paratë.


Iniciativa e famshme e nisur me motivin “për të ripaguar gëzimin që u solli zviceranëve dhe shqiptarëve anembanë botës” po bëhet shumë popullore.


Ajo ka marrë mjaft mbështetje duke grumbulluar 16 mijë euro në 24 orë. Pjesa tjetër e parave pritet të sigurohet brenda një kohe të shkurtër.


Fakti- Xhaka dhe Shaqiri, dy autorët e golave që i dhanë fitoren Zvicrës kundër Serbisë (2-1), janë me origjinë kosovare. Ata duhet të paguajnë nga 8,500 euro për person. Një shumë prej 4,500 euros duhet ta paguajë edhe kapiteni Lichsteiner i cili gjithashtu bëri simbolin e shqiponjës.

Solidariteti- Nuk mbaron këtu. Bajram Hasani, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, do japë si donacion 1,500 euro, ekuivalentja e një rroge mujore. Këto janë fjalët e ministrit: “Paratë janë për kënaqësinë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në dhanë ne duke festuar me simbolin e shqiponjës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.”

Ndërkohë ky është njoftimi në faqen “gofoundme” ku për mbledhjen e fondeve sqarohet se në rast se federata zvicerane nuk i pranon atëherë shuma do të jepet për bamirësi.

Capture

(e.k/BalkanWeb)