Moska ka reaguar në lidhje me dënimin e me vdekje të dhënë për dy ushtarë britanikë dhe një maroken të cilët luftonin për llogari të Ukrainës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, është shprehur se një dënim i tillë i dhënë nga gjykata e Republikës së vetëshpallur të Donetskut, është një shembull për atë se çfarë i pret mercenarët që luftojnë për Kievin.

“Dënimet me vdekje të dhëna dy britanikëve dhe një shtetasi maroken që u kapën gjatë luftimeve në Ukrainë do të jenë një shembull i qartë për mercenarët të cilët luftojnë për llogari të Ukrainës”, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë ruse.

Familjarët e ushtarëve të dënuar pretendojnë se ata nuk ishin mercenarë por se ishin ushtarë të rregullt të ushtrisë ukrainase. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga autoritetet ukrainase.

Qeveria britanike dhe prokurori i lartë i Ukrainës kanë thënë se dënimet shkelin Konventat e Gjenevës. Si ushtarë të rregullt ata do të duhej ët ishin përjashtuar nga akuzat për marrje pjesë në luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb