Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se gjatë operacionit “Burimi i Paqes” drejt Turqisë janë shkrepur mbi 700 mortaja, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan foli gjatë pjesëmarrjes së tij në Takimet e Këshillit Botëror të Biznesit Turk në kryeqytetin e Azerbjaxhanit, Baku.

“Në historinë tonë të luftës rreth 40 vjeçare me terrorizmin përjetuam shumë ngjarje. Ishim dëshmitarë të lojërave të ndryshme nga vendet që i dinim si aleatë dhe miq tanë”, tha Erdoğan, duke treguar se në luftën kundër terrorizmit më së shumti u janë ekspozuar standardeve të dyfishta në krizën siriane.

Duke folur për operacionin “Burimi i Paqes”, Erdoğan njoftoi se në qytetet e Turqisë gjatë kësaj periudhe janë shkrepur mbi 700 mortaja. “Kemi 18 martirë, rreth 200 të plagosur”, u shpreh ai.

“Prej kur organizatat terroriste mbrohen kundër një anëtari të NATO-s?”, pyeti presidenti turk duke rikujtuar se Turqia është shtet anëtar i NATO-s.

“Vëllezërit tanë arabë në Siri ikën nga bombat fuçi. Tani ne i strehojmë ato, këtë e bëjmë si detyrë vëllazërie. A na mbështetët për këtë? A zgjatët duart tuaja? Jo. Tani merrni disa vendime kundër Turqisë”, tha Erdoğan në lidhje me vendimet e BE-së kundër Turqisë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: