SARAJEVË– Dhoma e Përfaqësuesve e parlamentit boshnjak konfirmoi sot Denis Zvizdiç në postin e kryeministrit duke miratuar emërimin e tij nga presidenca tripalëshe me propozim të Partisë së Aksionit Demokratik, në bazë të marrëveshjes mes anëtarëve të koalicionit të dalë nga zgjedhjet e tetorit të kaluar.

Zvizdiç, 51 vjeç, docent i Fakultetit të Arkitekturës në Sarajevë dhe ish-kryetar parlamenti, u zgjodh me 28 vota pro nga 42 gjithsej.

Deputetët e opozitës u larguan nga salla në momentin e votimit, ashtu siç kanë bërë gjatë javëve të fundit, pasi kërkojnë dorëheqjen e presidentit të kësaj dhome, Shefik Xhaferoviç, për të cilin thonë se ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1992-95.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: