TIRANË

Sapo ka mbushur 98 vjeç dhe vazhdon të jetojë, e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha. Nusja e nipit të saj, Rezarta Shkurta ka postuar si shpeshhere vitet e fundit, një video ku shfaqet vajza e saj me të. Madje kamera ka fokusuar edhe portretin e diktatorit Hoxha në mur.

Si Ermali ashtu edhe Rezarta shfaqen të përqafuar me stërgjyshen Nexhmije Hoxha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 Vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë, HeraHoxha”, shkruan Rezarta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb