230 euro u ka kushtuar 4 shtetasve shqiptar mbajtja e flamurit shqiptar në makinën e tyre ndërsa po ktheheshin nga Franca.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvas. Sipas të përditshmes Vijesti, ka qenë ky vendimi i gjykatësit për vepra penale i cili e ka cilësuar si provokim ndaj turistëve flamurin e Shqipërisë të stampuar në automjetin e tyre.

Sipas kësaj të përditshme, këta shtetas të cilët gjatë udhëtimit për në vendlindje nga kampionati evropian që po mbahet në Francë, janë ndalur në Budva.

Dëshmitarët okular janë shprehur se në automjetin e tyre tip “Golf”, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë i stampuar flamuri i Shqipërisë dhe se gjatë kalimit nëpër Budva ata kanë kënduar dhe kanë shkaktuar zhurmë, shkruan Express.

Pas njoftimit në policinë lokale të Budvas kjo e fundit ka ndaluar mjetin tip golf në të cilin ishin katër shtetas dhe kanë bërë shoqërimin e tyre për në Komisariatin e Budvas.

Dhe pas urdhrit të policisë shtetasit shqiptar kanë hequr flamurin e stampuar në automjet ndërsa pas vendimit të Gjykatësit dhe kryerjes së pagesës janë larguar për në Shqipëri.

Kanë kaluar Evropën me Flamur të stampuar, pa i penguar asnjë nga shtetet deri në Francë, përveç në Mal të Zi. A është kjo albanofobi!?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: