NORVEGJI

Ish-ministri i Norvegjisë për Peshkimin Svein Ludvigsen u dënua me 5 vjet burg, pasi u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj azilkërkuesve.

Sipas akuzës, ai ka abuzuar me tre azilkërkues në këmbim të lejeve të qëndrimit. Ludvigsen tashmë ka marrë dënimin, për akuzat e abuzimeve me azilërkues, njëri prej të cilëve ishte minoren, shkruajnë mediat e huaja.

Akuzat ndaj tij lidhen me fakte të ndodhura në periudhën 2011 – 2017, kur përfaqësuesi konservator skandinav ishte guvernator rajonal. Viktimat janë tre emigrantë të rinj, një prej të cilëve në atë kohë minoren, që vinin nga Azia dhe Afrika. Sipas prokurorisë, Ludvigsen kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të lejeve të qëndrimit.

Ludvigsen, djali i një kapiteni peshkarexhash dhe një politikan me emër në Partinë Konservatore, ka qenë ministër i Peshkimit deri në vitin 2005, në qeverinë e qendrës së djathtë.

Në momentin kur kanë ndodhur abuzimet, në një periudhë gjashtëvjeçare, Ludvigsen ishte guvernator rajonal në distriktin e Troms. Kanë qenë viktimat, ata që kanë rrëfyer abuzimet, dy djem afrikanë dhe një aziatik,  të cilët dëshmuan në gjykatë, por identiteti i tyre nuk është bërë publik. Aktualisht viktimat janë 34, 26 dhe 25 vjeç.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb