Një militant i grupit të Shtetit Islamik ISIS nga Britania e Madhe, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë amerikane për përfshirjen e tij në një grup famëkeq terrorist të pengmarrjes.
Alexanda Kotey, 38 vjeç, u deklarua fajtor shtatorin e kaluar për tetë akuza penale në lidhje me rrëmbimin, torturimin dhe prerjen e kokës të pengjeve të IS në Siri.
Kotey, me origjinë nga Londra, nuk tregoi asnjë emocion ndërsa gjykatësi Thomas Selby Ellis dha vendimin e tij, raportoi The Sun.
Gjykatësi Ellis i përshkroi veprimet e tij si të tmerrshme, të dhunshme dhe çnjerëzore.
“Këta nuk ishin robër lufte, këta nuk ishin ushtarë në fushë”, tha gjykatësi për viktimat e Kotey.
Gjykatësi tha se Kotey “duket se ka pak pendim” dhe ishte ofruar të takonte familjet e viktimave të tij.
“Nëse ka një jetë të përtejme ndoshta mund ta shpërbleni atje,” tha gjykatësi.
Grupi terrorist që quhet “The Beatels” për shkak të theksit britanik të anëtarëve, thuhet se është përgjegjës për vdekjen e katër pengjeve amerikane: gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff dhe punonjësve ndihmës Kayla Mueller dhe Peter Kassig.
Ata janë fajësuar gjithashtu për vdekjen e punonjësve britanikë të ndihmës David Haines dhe Alan Henning, dhe gazetarëve japonezë Haruna Yukaëa dhe Kenji Goto.
Të premten në mëngjes, vëllai i James Foley tha në gjykatë se i vinte keq për militantët që iu nënshtruan urrejtjes.
Michael Foley tha se vëllai i tij do të donte që ata të kalonin pjesën tjetër të kohës në burg për të reflektuar.
Elsheik u ul i qetë me duart në prehër. Në një moment ai mbylli sytë, duke bërë që Shirley Sotloff, nëna e Steven Sotloff, të thoshte me forcë: “Të lutem, mos i mbyll sytë. Më shiko mua. Duhet ta bësh këtë”.
Vajza e David Haines, Bethany, ishte ndër ata që ishte e pranishme në çdo seancë të gjyqit të Elsheikhut.
“Unë nuk kam fjetur as një natë e qetë që më morën babin. Unë zgjohem gjatë natës duke dëgjuar britmat e babait tim ndërsa ai po torturohet nga këta burra”, tha ajo
Bethany shtoi se pikëllimi e ka transformuar atë nga një person popullor dhe me shumë miq në dikë që mbyllet nga bota.
(BalkanWeb)