Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në nisje të një komunikimi me gazetarët, njoftoi se një prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare që grupon 108 parti të djathta dhe qendrës së djathtë kanë miratuar rezolutën e PD mbi situatën dramatike në Shqipëri, si dhe dënon burgosjen e liderëve të opozitës.
“Pra, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar.
Dënohet arrestimi i liderëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit, Fredi Belerit.
Shprehet mbështetje e plotë për PD-në dhe opozitën shqiptare.
Dënohen lidhjet e qeverisë me organizatat kriminale të Amerikës Latine dhe vendeve të tjera.
Por, ajo që është për të theksuar se krahas këtyre dënimeve të ashpra, në të njëjtën linjë kanë qenë diskutimet duke filluar që nga presidenti i CDI dhe personalitete të tjera botërore”, shprehet Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Këtë takim me ju do t’ia përkushtoja tërësisht problemit themelor që është buxheti, por do ta nis me një lajm shumë të rëndësishëm që sapo erdhi nga samiti i Internacionales së Qendrës Demokratike, organizatë që grupon 108 parti politike të qendrës, qendrës së djathtë.
Pra, organizata më e madhe gjer sot me një shtrirje planetare, nga parti në të katër anët e globit, miratuan para një ore rezolutën në të cilën dënohet narkoregjimi i Edi Ramës.
Miratuan rezolutën e paraqitur nga PD mbi situatën dramatike në Shqipëri.
Mbi dhunimin dhe farsën elektorale.
Mbi arrestimin dhe burgosjen e liderëve të opozitës si në asnjë vend tjetër në Europë.
Mbi lidhjet e qeverisë me mafien, drogën dhe krimin e organizuar.
Korrupsionin e papërmbajtur.
Mbi gjendjen dramatike të sistemit të drejtësisë.
Pra, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar.
Dënohet arrestimi i liderëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit, Fredi Belerit.
Shprehet mbështetje e plotë për PD-në dhe opozitën shqiptare.
Dënohen lidhjet e qeverisë me organizatat kriminale të Amerikës Latine dhe vendeve të tjera.
Por, ajo që është për të theksuar se krahas këtyre dënimeve të ashpra, në të njëjtën linjë kanë qenë diskutimet duke filluar që nga presidenti i CDI dhe personalitete të tjera botërore.
Është duartrokitur dhe mirëpritur diskutimi i përfaqësueset tonë në këtë organizatë, Albana Vokshi, e cila ka paraqitur aty me vërtetësi të gjithë gjendjen karikaturale të narkoshtetit shqiptar.
Diskutimit të zonjës Vokshi i janë referuar një seri diskutantësh ndër më kryesorë që kanë marrë fjalën me këtë rast.
Ne do ua shpërndajmë tekstin e rezolutës sapo ta përkthejmë.
E kemi në anglisht dhe po përkthehet dhe do u dërgohet ndërkohë të gjitha medieve.
Kjo është një fitore e madhe e opozitës shqiptare.
Është një fitore e madhe e demokracisë në Shqipëri.
Është një mbështetje e fuqishme që organizata më e madhe e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë në botë u jep opozitarëve shqiptarë.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që mbështetën pa asnjë rezervë dhe me vendosmëri rezolutën e PD, e shndërruan atë në rezolutë të internacionales ndërkombëtare të qendrës, më të madhes organizatë.
Përgëzime për punën që kanë bërë përfaqësuesit e PD, kryetarja e LDG, anëtarja e kryesisë Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
Duke e mbyllur këtë njoftim për mediat, siguroj demokratët dhe popullin opozitar se propaganda, mashtrimi i kësaj narkoqeverie, se McGonigalët e korruptuar prej saj, do të shkrihen si bryma para diellit me të vërtetat që ne do paraqesim kudo në botë.
Dhe, jam i sigurt siç kam qenë gjithnjë se një diktaturë si çdo diktaturë tjetër, kjo e Tiranës i ka kohërat e numëruara.
Faleminderit!
LISTA E AMENDAMENTEVE TE PD PER PROJEKT-BUXHETIN 2025
1. Minimumi jetik 200 euro (20mije leke).
2. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)
3. Tre-fishimi i fondeve për ish te përndjekurit (nga 1.2 miliardë leke ne 4.2 miliardë leke).
4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% çdo vit).
5. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit).
6. Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese).
7. Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te ne shëndetësi (përveç dializës).
8. Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike (përveç pagave te drejtuesve te larte).
9. Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogeve.
10. Kërkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliardë leke.
11. Rritja me 20% te pagave ne shëndetësi.
12. Rritja e transfertës se pakushtëzuar për bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliardë leke).
13. Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë leke (kompensim nga shfuqizimi i euros).
14. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtoret dhe agroindustrinë.
15. Rritja e fondeve te ilaçeve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkool, jo me pak se 15 mln euro shtese).
16. Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore te formës se prere).
17. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.