DANIMARKË- Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk behët me dije është dënuar me dy vite burg në Danimarkë për veprën penale të vjedhjes.

Shqiptari kishte vjedhur një makinë në muajin prill, ndërsa pas kontrolleve, ai është kapur teksa po udhëtonte në një nga rrugët e shtetit danez, përcjell “hln.be”, raporton BalkanWeb.

Pas ndalimit, ai është paraqitur para togave të zeza, të cilat kanë vendosur për të dënuar me dy vite heqje lirie. Sipas mediave lokale, shqiptari kishte marrë makinën me qira dhe nuk e kishte kthyer sipas detyrimeve. Vjedhja u regjistrua në prill të këtij viti, ndërsa pikasja e tij në trafik ka ndodhur me 28 prill ku u bën edhe ndalimi i tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb