PAKISTAN

Asia Bibi, grua e krishterë pakistaneze, e cila tetorin e vitit të kaluar i shpëtoi dënimit me vdekje për blasfemi, ka arritur të fitojë azil në Kanada. Nëna me pesë fëmijë, u përball me akuzën se kishte fyer profetin Muhamed.

Rasti i saj bëri bujë në mediat vendore dhe ata ndërkombëtare. Pas ushtrimit të presionit ndërkombëtar, Gjykata e Lartë e Pakistanit siguroi lirinë e saj. Vendimi i Gjykatës së Lartë u prit me protesta të dhunshme nga banorët, të cilët dolën në rrugë dhe kërkuan dënimin kapital për gruan, shkruan “Guardian”.

Bibi, madje për këtë rast kishte shkruar një libër me titullin “Më nxirrni prej këtej”. Ajo kishte shprehur dashurinë e saj për Jezu Krishtin. Dënimi i saj erdhi, pas zënkës që kishte pasur me disa gra në fshatin e saj, të cilat ishin munduar ta bindin që të veprojnë sipas traditave myslimane.

Pas bërjes publike të rastit, Kanadaja i ofroi azil politik gruas. Ndërkaq, Papa Francesku e cilësoi atë një martire. Në Pakistan, të krishterët përbëjnë vetëm 1.5 për qind të popullatës me mbi 200 milionë banorë.

(d.xh/ Balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb