Nëse do të vërtetohej do të ishte padyshim një goditje e rëndë për të gjithë sistemin anti-trukim që UEFA ka kërkuar me ngulm të ndërtojë gjatë dekadës së fundit. “Sportradar”, kompania e cila ka krijuar sistemin BFDS, akuzohet se ka bashkëpnuar me mafian italiane, konkretisht “Ndrangheta”-n dhe “Santa Corona Unita”-n me bazë në Foxhia.


Sportradari
Sportradari

Fabio Lanzafame është i penduari i drejtësisë, që mes të tjerave ka raportuar në prokurori se nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar”. Një hetim që mendohet se ka sjellë përfitime deri në 4-8 miliardë dollarë. Mafia në Apenine kishte zotëruar tregun e zi të basteve për dy vite nga viti 2015 deri në vitin 2017, ndërsa lajmin e ka publikuar “Business Insider”.


Betin Lineù
Betin Lineù

Jo vetëm organizatat e njohura mafioze, por edhe kompani që vepronin në Shqipëri, Rumani, Maltë si edhe fondi “Ramphastos Investmets” në pronësi miliarderi holandez Marsel Bukhorm, janë përmendur gjatë hetimeve ku janë pyetur 51 të dyshuar. Mafia kishte themeluar shoqëri dhe holding anonimë duke krijuar një qark loje online, paralel me atë të ligjshëm, serverët e të cilëve ndodheshin jashtë Italisë. Një sistem perfekt që nuk mund të funksionnte pa kuotat e dhëna nga një provider ndërkombëtar, në gjendje që të monitoronte ndeshjet e çdo disipline sportive në botë. Dhë bëhet fjalë për të njëjtin shërbim në funksion dhe të bookmakers-ave legalë, Sportradar/Betradar.


Gjithesi, “Sportradar”, që siguron Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, NBA, FIFA dhe UEFA për rregullsinë e basteve, ka reaguar duke e cilësuar artikullin qesharak dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë, ndërsa prokuria e Reggio-Calabrias nuk ka çelur asnjë hetim për kompaninë zvicerane apo për punonjësit e saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb