“Dënoj vajzën time. Mund të jenë të dy bashkëpunëtor me partnerin, në këtë vepër që kanë bërë. Ata duhet të përgjigjen për këtë që i bënë vogëlushit.”. Kështu deklaron gjyshi i 3-vjeçarit që ra pre e dhunës barbare të partnerit të nënës së tij.

Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’, gjyshi tha se ditën që ndodhi ngjarja, të premten, vajza e kishte marrë në telefon për 19 sekonda dhe i kishte pohuar se djali kishte bërë aksident. Po ashtu ai tha se nuk ishte në dijeni të faktit se vajza dhunonte fëmijën. Ai tha se vajzës tjetër, e motra i kishte pohuar se djali kishte rënë nga divani.

“Faleminderit për lajmin e mirë që më jepni. Ka kaluar viti pa e parë nipin. Vajza ime është larguar nga familja ku jetonte nga mospërputhjet me familjen ku ishte martuar. Duke parë arsyet ku ajo nuk reagonte mirë u largua. Vetëm para katër ditësh më merr në tel dhe më flet 19 sekonda. Me numrin që kisha e kontaktuam por nuk na hapte telefonin. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja është bërë telefonata. Vogëlushin e kam mbajtur në familje me vajzën. Ai ishte një fëmijë, skam fjalë të shpreh për të…! Isha shumë I lidhur me nipin, me të dy. Thjesht më tha që ka ndodhur një aksident dhe ma mbylli telefonin. Të nesërmen kemi mësuar nëpërmjet medias se çfarë ka ndodhur. Nuk e njoh bashkëjetuesin e saj. Nuk kisha asnjë informacion me kë jetonte. Nuk kishim numër të saj. Dhe kur fliste me të motrën e ndërronte numrin. Në 97 ka vdekur bashkëshortja ime dhe e kam rritur me një zonjë, nënë heroinë. Jo se ishte bashkëshortja ime, por i ka rritur me kushtet që ne kishim.
Nuk di çfarë të them. Dëgjova me vëmendje dje hallën e vogëlushit, është një zonjë e nderuar, ka qenë motër për vajzën time, jo vetëm shpirtërisht por edhe ekonomikisht. Kam respekt për të gjithë familjen e saj ku u martua. Vajza ka qenë normale. U martua në 99-ën, në 2013 ka qenë një periudhë shumë e mirë, pas kësaj periudhe filluan përplasjet. Unë Jam përpjekur t’i ndihmoj, t’i mbaj pranë dhe t’i ndihmoj. Mua nuk më shprehej. Ka qenë e qetë, s’ka qenë agresive. Por me këtë që bëri është e pafalshme. Unë nuk e besoj kurrë që ai fëmijë të bjerë nga divani. Ta nxjerrë të vërtetën sa nuk është vonë për hatër të atij fëmijë që është engjëll. Nuk akuzoj dot askënd. Vajza ime ka qenë e qetë, por se çfarë ndodhi më pas nuk e di. Për martesën e saj jam pak enigmatik. Në kohën e martesës isha në Greqi. Më thonë që është kështu puna. Unë nga telefoni e pyeta vajzën, e cila më tha: Pranoj sepse e dua. U martua në moshën 18-vjecare. Konfliktet filluan në ditët e para. Nuk dua të akuzoj askënd, por mosqëndrimi i saj pranë atij vogëlushi më mundon. Ajo duhet ta mbrojë atë fëmijë. Mund të jenë të dy bashkëpunëtor në këtë vepër që kanë bërë. Ata duhet të përgjigjen për këtë që i bënë vogëlushit.”, tha ai.

Mes të tjerash ai pohoi se vajza sillej mirë me djalin e saj dhe ai nuk e kishte parë q♪7 ajo të tregohej e ashpër me të. “Marrëdhënia e vajzës me nipin ishte normale, si nënë me fëmijë. Fëmijën e mbante vajza dhe ne. Ajo nuk tregohej asnjëherë e ashpër me djalin. Vajza nuk ka ushtruar dhunë ndaj nesh. Për dhunën ndaj fëmijëve nuk kam pasur dijeni. Unë kam patur komunikim me ish-dhëndrin. Meqë ishte me fëmijë janë bashkuar disa herë. Ka pasur debate familjare, por jo fizike. Vajza ka ikur disa herë nga shtëpia e bashkëshortit. Ai është një engjëll dhe nuk duhet të preket me dorë. Ai mbetet dhëndri im dhe do gëzojë respektin tim deri në fund. Nuk kam numër telefoni të tij. Do vija në spital që pardje kur e mora vesh. Kontaktova me disa punonjës policie dhe më thanë është e pamundur. Nuk jepte njeri përgjigje.”, pohoi gjyshi. Ndërkohë, pjesë ee misionit u bë edhe halla e djalit të vogël, e cila tha se bashkë me familjen e kunatës së saj, duhet t’i qëndrojnë afër 3-vjeçarit.

“Dua të përshëndes zotërinë, është një njeri I nderuar. Jam shumë e prekur tani që e dëgjoj. Kam respekt të veçantë për ta, dua ti them të bëhet i fortë. Ta përballojmë së bashku. Fola pak me kamër me djalin, mundohej të fliste pak. Ta ndihmojmë atë fëmijë që ta kalojë atë traumë. Fola me mjekun dhe fëmija thoshte: mos më rrihni! Ato që deklarova për dhunën në familje mi ka pohuar vetë. Nëna nuk mohohet asnjëherë. Ajo më ka thënë vetë: u largova sepse babai më dhunonte. Ndoshta ka gënjyer. As unë nuk i besova sepse i njoh ata njerëz dhe janë shumë të mirë. Ne e donim shumë një nuse në shtëpi, e donim si motër. E morëm në shtëpi sapo u bë fejesa. I them zotërisë së nderuar të mos ketë asnjë merak. Vogëlushi e kaloi rrezikun. Të paktën jemi të sigurt se do jetë pranë nesh. Më intereson që ai fëmijë t’i kalojë traumat. Prandaj kërkoj zotërisë që të bëhemi bashkë për ta kaluar këtë krizë.”, tha ajo.

Aktualisht pas hekurave qëndron Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim të të miturit. Kazanxhi nuk ka pranuar krimin, ndërsa tha se fëmija kishte rënë nga krevati.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb