ELBASAN

Falë bashkëpunimit me qytetarët policia e Elbasanit ka arritur të vërë në pranga një 28-vjeçar nga Tirana që shpërndante drogë në këtë qytet. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Palma” me arrestimin në flagrancë të shtetasit D.Th., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb