Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për denoncimet e opozitës.

Lubonja u shpreh se PD dhe opozita duhen përkrahur për kurajon që kanë, pasi nëse nuk do të ishin ata, shqiptarët nuk do të mësonin se kush është Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku apo tjetërkush.

Sipas tij, pa opozitën, vendi rrëshqet në diktaturë të krimit. Fatos Lubonja nënvizoi se e ka thënë më herët se më mirë është që në pushtet të jenë tre banda sesa vetëm një.

“Fakti që PD dhe opozita denoncojnë së paku ka debat. Opozita ka një meritë se denoncon, del dhe thotë Valdrin Pjetri është kështu, Kajmaku është kështu. Opozita them duhet përkrahur për këtë që bën, por që opozitës i duhet që të ketë një projekt që të çlirojë këtë sistem mbështetur në sistem kriminal. Po ashtu duhet të luftojë edhe në rrugë institucionale.

Edhe Edi Rama kur erdhi unë e dija që kështu është, por kam thënë të vijë ta shohin shqiptarët se kush është. Futja e kriminelëve në politikë është kulmi, është shumë e rëndë. Opozita duhet përkrahur se po denoncon diktaturën e krimit. Por mendoj që edhe sikur opozita të gjejë njerëzit më të ndershëm që ndodhen në Shqipëri, prapë vështirë të fitojë, sepse kemi krimin që udhëheq”, tha Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb