Nga: SPARTAK KOKA*TIRANË-Tiranë, nga ana e uniformave blu është bërë e mundur arrestimi i një 41-vjecari, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht vajzën e tij 6 vite më parë.

17 -vjeçarja me inicialet K.L është paraqitur bashkë me nënë dhe të fejuarën në komiariatin numër 5 në kamëz ku ka dëshmuar historinë e saj tronditëse.

Përpara oficerit të policisë gjyqësore adoleshentja ka treguar se në moshën 12 vjeçare është dhunuar seksualisht në mënyrë të përsëritur nga babai shtetasi Artur . L 41 vjeç.

Ngjarja për të cilën ajo është shprehur se e ka patur të pamundur ta tregonte më parë edhe për shkak të frikës .

E tronditur për ngjarjen nëna e vajzës shtetasja V.L është bërë pjesë e kallëzimit duke kërkuar që bashkëshorti i saj të marr ndëshkimin e meritur për këtë veprim cnjerëzor që ka bërë ndaj të bijës.

Në dëshminë e saj vajza është shprehur se pas fejesës së para pak muajve është detyruar që të tregoj të vërtetën të cilën fillimisht ia ka thënë të fejuarit, që e ka mbështetur dhe inkurajuar për të bërë denoncimin në polici.

Pas marrjes së kallëzimit strukturat e policisë kanë arrestuar në banesë shtetasin Artur. L 41 vjeç .

Familja nga Kuçova jeton prej disa vitesh në zonën e Kamzës .Aktualisht 17 vjeçarja sipasojë e tronditjes psikologjike po trajtohet me psikolog.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: