TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon bashkinë e Vlorës. Berisha thekson se Bashkia nuk u jep rrogat punonjësve as për festat e fundvitit.

Qytetari dixhital shkruan se prej 3 muajsh ndërmarrja e Gjelbërimit të qytetit nuk ka paguar rreth 50 punonjës.

DENONCIMI TEK BERISHA
As per festat e fund vitit derrat e kenaqur nuk ua japin rrogat punonjesve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor!
Jam nje qyterare e Vlores ju bej me dije se bashkia Vlore nuk u jep rrogat prej 3 muaj ndermarjes se gjelberimit te qytetit nje rroge minimale 220 mije leke te vjetra.
Atije jane rreth 50 punetor te cilet nuk mund te festojne dot Vitin e Ri.
Ju lutem anoni
Ju uroj festa te gezuara ju dhe familjes tuaj!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb