TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shmangur rrugën me gropa e kthesa nga Tirana për në Bulqiz,ë duke shkruar në takimin me strukturat me helikopter. Ky është denoncimi i një qytetari tek ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka publikuar atë në rrjetin social “Facebook”.

Sipas qytetarit dixhital, ministrja Xhaçka ka zbritur nga helikopteri në vendin e quajtur Qafa e Buallit, pa hyrë në Bulqizë.

Kujtojmë se banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht zërin për rrugën tejet të amortizuar, por ende nuk është ndërhyrë, ndërkohë që gropat e mëdha vijojnë të mbeten shqetësim i madh për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Statusi i Berishës:

“Ndrikull Olta me helikopter te ushtrise ne takime partie ne Bulqize! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Pershnd.pyte i cik ministren kurr erdhe ne buliqiz takim me strukturat pse e ule elikoptrin e ministris mbrotjes ne ferrat e qafes se bullitt.apo kishe hall mos te shohin populli qe ec me taksat e popullit ndaj se ule ne qytet”, shkruhet në statusin e Berishës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb