TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari, fqinj me deputetin socialist Sadri Abazi në Tiranë.

Sipas denoncuesit, banor i një pallati tek “Zogu i Zi”, deputeti Abazi po bën ndërtim të tarracës dhe po ngre 2 kate menjëherë duke iu zënë dritaret 26 familjeve.

Qytetari thotë se po punojnë të shtunë e të diel dhe se kanë njoftuar policinë, e cila i ka ndërprerë por se janë të sigurt që do e vazhdojnë atë që kanë nisur, pasi sipas tij ka mbështetje nga lart.

STATUSI I BERISHËS
Për narkomafien e Narkoshtetit ligji nuk ekziston!
Qytetari dixhital denoncon:
Kumbar Abazi shton kundër çdo ligji por me heshtjen e Lal Plehut kat pas kati dhe ju mbyll dritaret qytetareve.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!
“Përshëndetje doktor Sali Berisha unë që po të shkruaj jam një banor i pallatit tek ‘Zogu i Zi’ pranë vilës së deputetit Sadri Abazi. Para ca kohësh filloi të ndërtojë me lejen që i dha lali Eri për të bërë spital. Tani zoti doktor ka filluar të bëjë ndërtim të taracës dhe po e ngre 2 kate menjëherë dhe po na i zë të gjitha dritaret. Po punojnë të shtunë, të diel si është e mundur me këta maskarenj që nuk pyesin për asgjë. Si ka mundësi që lali Eri t’i japë leje dhe për të zënë dritaret e tjetrit. Lejen e parë e ka për Rikonstruksion godine po tani që po ndërton në taracë çfarë leje i ka dhënë ky plehrë që do të bëjë kafe në dritaret tona. Të kemi shkruar dhe më parë për këtë problem Doktor. Jemi 26 familje që ankohemi, kemi telefonuar Policinë e Shtetit dhe tani e ndërpret punën. Po e sigurt që do e bëjnë atë që kanë nisur se janë miqtë e Edi Ramës dhe lali Erit”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb