Ndarja e administratës nga politika me sa duket është shumë e vështirë edhe pas një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha dhe një task-force të posaçme.

Në “BalkanWeb” ka mbërritur një denoncim ndaj drejtoreshës së arsimit në Kurbin Majlinda Cara. Në fotot e dërguara pranë “BW”, Cara, kundër udhëzimit të MAS, shihet në fushatën e Partisë Socialiste dhe në takime të shumta elektorale të kësaj force.

Drejtoresha e Kurbinit (3)

Ministria e Arsimit dhe Sportit iu ka bërë disa herë thirrje drejtuesve të arsimit dhe mësuesve të mos përfshihen në fushatë dhe të mos lejojnë përdorimin e burimeve për fushatën zgjedhore.

Për këtë urdhër ka pasur edhe përplasje të fortë mes ministres së Arsimit Mirela Karabina dhe sekretarit të përgjithshëm të MAS Plarent Ndreca, i cili është kallëzuar edhe në prokurori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb