TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje dixhitale që denoncon drejtorin e Postës në Vlorë me emër si person të korruptuar. Berisha e quan hajdut të veshur me pushtet.

Punonjësja anonime thotë se drejtori iu merr para që t’i mbajë në punë dhe se ka fshehur vjedhjen prej 40 milionë lekësh e sipas denoncueses e mbron ministri Gjiknuri.

STATUSI I BERISHËS
Denoncohet një hajdut me pushtet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor ju uroj gjithë të mirat. Jam punonjëse e postës të Vlorës. Dua të denoncoj drejtorin e këtij filiali Vullnet Bilbilaj si hajdut e njeri të korruptuar që e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes. Na merr para të na mbajë në punë. Na bën presion. U vodhën 40 milionë lekë nga punonjësja e nuk e çoi në prokurori. Jemi ankuar te të gjithë po atë e mbron Gjiknuri se ka gurore me kunatin e tij në Gjorm dhe Anduel Tahiraj se i ndajnë lekët bashkë. Respekte doktor, anonim se nga këta ça nuk pret.

Berisha Fb 1
Berisha Fb 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb