Në një kohë kur policia ndaloi drejtorin Ahmet Doda dhe shefin e sigurisë së Kavalishencën e Durrësit, Kujtim Hasa, vjen një denoncim i fortë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një punonjësi dixhital, i cili akuzon ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se kishte bërë ndërtim pa leje në këtë shtëpi pushimi.
Sipas denoncuesit, këtë fakt e di i gjithë personeli i Kavalishencës dhe zona e Plepave dhe e ajo e Plazhit.

DENONCIMI TEK BERISHA
Narko ministria e brendshme fsheh gjurmet e krimit shteteror ne ndertesen e Konvaleshences!
Sajmir Trafiku kishte bere nderhyrje te thella per suita dhe orgjira!
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Mirmengjes I ndertuar. Permbrem naten rreth ores 2 Edhe mbrem filloi pastrimi I inerteve fshehurazi te kovalishenca, obiekti u shemb per arsye sepse vet Saimir Tahiri beri ndertim pa leje Aty siper obiektit nderhy ri ne struktur per te bere suita per vete dhe banden e orgjive, prokuroria ne ate kohë filloi Nje procedim penal per te. Por si gjithmonë u mbyll kete e di i gjithë personeli. Aty e di e gjithë policia ne Plepa dhe i gjithë mileti ne plazh. Nese te duhet info me shum me thuaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: