Një 35-vjeçare nga Tirana ka denoncuar dje se ka hipur me dëshirë në një makinë, ku kanë qenë dy persona, por pasi kanë dalë jashtë Tirane, ata e kanë përdhunuar.


Gruaja me iniciale L.B nuk ka dhënë emra se cilët kanë qenë dy personat në fjalë, por vetëm ka denoncuar në polici ngjarjen.


Lidhur me denoncimin, policia thotë se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2018, shtetasja L.B vjeçe 35 banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, ka hipur me dëshirë në një mjet, me dy persona ende te paidentifikuar që kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb