DURRËS- Policia e Durrësi ka nisur ndjekjen penale për një grua nga Tirana me akuzën për mashtrim. Procedimi ka nisur për 55-vjeçaren me iniciale V.H. pas kallëzimit të shtetasit me iniciale I.S., 49 vjeç.

Burri ka rrëfyer në polici se gruaja që në vitin 2007, i ka marrë me mirëbesim 38 400 euro me qëllim për të blerë një shtëpi.

Por edhe 10 vite më pas 49-vjeçari nuk ka marrë mbrapsht as paratë dhe as shtëpi. Kështu ai e ka denoncuar gruan në Policinë e Durrësit, e cila ka nisur ndjekjen penale ndaj 55-vjeçares nga Tirana.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases:
• V.H. 55 vjeçe, banuese në Tiranë.
Shtetësia e mësipërme, që në vitin 2007, i ka marrë me mirëbesim 38 400 € shtetasit I.S. 49 vjeç, banues në Durrës, me qëllim për të blerë një shtëpi.
Shtetasi I.S. ka bërë kallëzim më datë 26.01.2017, pasi nuk ka marrë as banesën dhe as nuk paratë që i ka dhënë shtetases V.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb