TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që thotë se kushëriri i një deputeti të Partisë Socialiste është arrestuar për grabitje shtëpish.

Denoncuesi thotë është djali i xhaxhait të deputetit Jurgist Cyrbja dhe se po bëjnë çmos ta nxjerrin para 72 orëve dhe po e mbajnë të fshehur ngjarjen. Berisha shkruan se maxhoranca kontrollon drejtësinë.

STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital informon:
Narkoshumica kontrollon drejtësinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Doktor po ju bëj me dije se është arrestuar çuni i xhaxhait të deputetit Edmond Cyrbja. Çuni i xhaxhait Jurgist Cyrbja që është deputet i PS. Edmond Cyrbja është arrestuar për grabitje shtëpiash dhe po bëjnë çmos ta nxjerrin se nesër bën 72 orë nga arrestimi i tij dhe po e mbajnë të fshehur si lajm ngaqë është çuni xhait të deputetit nuk shkruan asnjë gazetë apo tv ju lutem bëni verifikimet dhe bëjeni publike këtë rast anonim kuptohet”

berisha fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb