TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një avokati që denoncon policinë e burgjeve për dhunë ndaj të dënuarve në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Berisha thotë se ata po kërkonin të drejta të ligjshme por janë keqatrajtuar kafshërisht pas orës 1:30 të natës. Ai iu bën thirrje organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Komitetit të anti-torturë të KE, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB e tj të dënojnë këto akte kriminale.

Ndërsa denoncuesi shpreh shqetësimin e një prindi, djali i të cilit vuan dënimin në këtë burg dhe tregon si janë torturuar nga DAP.

POSTIMI I BERISHËS
Raprezalje masive, keqtrajtohen 45 të burgosur në burgun e Shënkollit!
Ata po kërkonin të drejta të ligjshme, banditë me uniformë futen dhe i keqtrajtojnë kafshërisht pas orës 01:30 të natës!
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën, brutalitetin e narkohorrave me uniformë, dhunimin dhe keqtrajtimin masiv të të drejtave të njeriut të burgosurve që vuajnë dënimin në burgun e Shënkollit, ju bëj thirrje Organizatave Komitetit anti Torture te KE, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, Amnisti International dhe organizatave të tjera të të drejtave të njeriut të dënojnë rreptësishtë këto akte kriminale dhe të papërgjegjshme të autoriteteve të narkoshtetit e Edvin Mafisë.
Këtu më poshtë keni denoncimin e avokatit dixhital. sb
Përshëndetje ish-kryeministri zoti doktor Sali Berisha! Jam një avokat nga 9 vite pune eksperiencë në fushën e drejtësisë dhe sot jam përplasur me një akt të dhunshëm dhe shumë ofendues për drejtësinë e burgjeve.
Sot me 9 vite punë kam kaluar shumë përplasje po kjo ishte një përplasje shumë e madhe dhe e turpshme. Sot Z.Sali me erdhi një prind shumë i shqetësuar këtu në Shkodër dhe mu ankua dhe kishte kërkesë të hidhtë në gjyq drejtorin e burgut Shënkoll për arsye që janë dhunuar mbi 45 të burgosur në burgun e Shënkollit dhe njeri prej tyre ishte djali i tij lindur dhe banues në Kiras të Shkodrës. Ai thotë të shkojë Ministria e Drejtësisë t’i hapin gjitha kamerat e burgut të dalin provat në qoftë se të burgosurit kanë bërë ndonjë akt dhune ose ndonjë dëm material t’iu shtohen dhe 5 vite po në qoftë se policia e quajtur DAP ka shkuar i ka dhunuar ato veç pse janë çuar për të drejtën e tyre…Djali im më bën me dije se në darkë rreth orës 01:30 të natës forcat e policisë Dap kanë shkarkuar në sektorin e tyre dhe ka dhunuar 45 persona pa të drejtë dhe i kanë izoluar sot rreth 27 persona që mos të kenë asnjë lloj mënyre për t’u ankuar kurse 6 prej tyre i kanë transferuar pa të drejtë në burgun e Fierit dhe i kanë izoluar për 3 muaj te niveli më i rrezikshëm i burgut dhe për çfarë??
Sepse ato janë çuar për të drejtën e tyre, sepse ato orarin e tyre e kanë pasur prej në 08:00 të mëngjesit me 20:00 darkës, tani e kanë bërë prej 08:00 e deri në 18:00 por është arsyeja sepse shumë prindër të atyre personave që po vuajnë dënimin mund të jenë të gjithë në punë. Më minimalja janë në punë deri në orën 20:00. Si mund ta quajnë këtë t’iu hiqet, t’i bëjnë shkurtim orari dhe pastaj ato çohen në grevë për të drejtat e tyre dhe ato sjellin policinë, forcat Dap për t’i rrahur dhe për t’i izoluar.
Besoj që e kuptuat zoti Berisha fjalët e prindit të shqetësuar. Më thuaj tani ose ndonjë kush ku mund ta gjejë ky këtë të drejtë që t’i rikthehet dhe një herë djali në burgun e Shënkollit dhe ku mund ta kërkojë ky të drejtën e djalit që e kanë dhunuar. Ato të policisë i kanë vetë provat që kanë kamerat po s’duan t’i bëjnë publike dhe po mundohen ta mbyllin brenda për brenda vetes mos t’i bëhet publike. Zoti Berisha në Shqipëri drejtësia nuk shërben në anën e të drejtit po në anën e të fortit. Ju lutem ndaje këtë shqetësim dhe ta shohin të gjithë si po shkon drejtësia në Shqipëri. Unë i pari që jam avokat kam frikë t’i bëj padi në gjykatë se ato i kanë gjykatat e tyre e pushojnë direkt si çështje po në qoftë se drejtësia shkon në vend duhet të hapin kamerat dhe të dalin pamjet filmike. Faleminderit në qoftë se e poston zoti Sali Berisha sepse ti je në anën e popullit dhe të drejtit. Anonim.

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb