PUKE- Ndonëse ai u emërua dy ditë më parë në krye të Shëndetit Publik në Pukë, Qazim Arifaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Dorëheqja e tij vjen fill pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video dhe një mesazh të qytetarit dixhital, ku kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj debaton ashpër me ish-drejtoreshën e këtij institucioni, Sajmira Laçin dhe me një mjeke, Marte Deda, ndërsa thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të Arifajt.

Por pavarësisht këtij fakti, ende nuk dihen arsyet e vërteta se pse Arifaj hoqi dorë nga detyra.

MESAZHI I BERISHËS
Shikoni si sillet si bandit me mjeken e nderuar Marte Deda, kryetari socialist i Bashkise Puke, Gjon Gjonaj! sb
“Pershendetje z.Berisha doja te ju informoja se dje me Dt.02.06.2017 esht ber prezantimi i drejtorit te komanduar te Shendetit Publik Qazim Arifaj ky prezantim nuk u be ne ambientet e ndermarrjes por ne Pallatin e Kultures te Qytetit te Pukes Ku per te prezantuar kete drejtor ishte Kryetari Bashkisë, i cili gjatë prezantimit ka ofenduar ish Drejtoreshen e ketij instutucioni Dr.Sajmira Lacin ky prezantim ka kaluar ne debate te medha Ku kryetari i Bashkis ka ber debate te ashpera Ku ka ofenduar rende nga Dr.Marte Deda kryetarja e gruas per PD Puke si dhe shefin e Burimeve Njerzore z.Ndue Lala. Zoti Berisha ju lutem informoni dhe Denonconi cfar po ben ky Kryetar Bashkie Ku gjith Drejtorit e PS ne Puke i ka kthyer ne prone te tij dhe Po i shantazhon punojsit duke ju then do ju heq nga puna po nuk votuat per PS . Ca esht kjo qe po ndodh zoti Berisha dhe askush nuk Po

Merr masa ndaj ketij kryetari qe Cdo dit dhunon psikologjikisht Qytetaret e tij dhe gjith kan frik te flasin.ja Ku e keni dhe vidjon Ku shihet Kryetari Bashkis duke ofenduar Doktorreshen e shendetit Publik z. Marte Deda”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb