Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për një akt të ashpër dhune ndaj kryetarit të PD në Roskovec.

Sipas Berishës, Balluku është përfshirë në shkatërrimin e shtëpisë së tij pa paralajmërim dhe pa ndonjë vendim zyrtar, duke vepruar si pushtues të egër.

Berisha i cilësoi këto veprime si hakmarrje primitive dhe një pjesë të një regjimi të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

“Përshëndes përzemërsisht krytarin e Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji për qëndresën e tyre të pamposhtur në qelitë e burgjeve të narkodiktaturës. Si dhe çdo opozitare e opozitar që është subjekt i dhunës, presioneve, terrorizimit të këtij regjimi.
Përshëndes banorët e Suk-1, kryetarin e grup seksionit që në një akt hakmarrje primitive Lubi Balluku me narkokomisarin Hitaj i rrafshuan shtëpinë pa asnjë paralajmërim, pa asnjë njoftim, njëlloj sikur të ishin pushtues të egër dhe pa i paraqitur asnjë vendim”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb