Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha përmes një statusi në “Facebook”, ka postuar mesazhin e një qytetari, i cili thotë se Rama i ka blerë deputetit një apartament 50 mijë euro.


Postimi i Berishës


Edvini akuzohet se bleu me 50 mije euro dhe nje hyrje deputetin e Delvines!


Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor deputeti injorant qe sdi tabelen e shumezimit dhe qe ne shkoll te mesme ngelej ne vjesht CDO vit Elvis Meco ka mar si shperblim nga Rama Ik ,nje hyrje ne Tiran dhe nje shum prej 50 mij £uro le ti hetohet pasuria kur I ati punon hidraulik dhe mamaja infermiere si mund te ket hyrje deputeti i Romeve ne Tiran Ku para disa vitesh ki injorant pagoji 11000lek tekefoni fikse te albtelekom se fliste me 0900 e di gjith Delvina per kete teneqexhi mire.

Ervis Meço ishte kandidat i PD-së së Qarkut të Vlorës. Meço në zgjedhjet e shkuara ka qenë në listën e Qarkut të Vlorës i fundit në listë, pra me numër 13.

Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin.

Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate për PD-në dhe kandidatët e saj garuan me siglën e PD-së në zgjedhje.

Kandidati i komunitetit Egjiptian në formularin e tij të dekriminalizimit sqaron se është dënuar në gjermani me 30 ditë burg.

(d.xh/Balkanweb)