TIRANE- Deputeti i PD, njëherësh dhe drejtuesi i departamentit të Emigracionit, Bardh Spahia përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncoi mungesën e mjeteve në laboratoret e QSUT.

Teksa e quan skandalin e radhës, Spahia pohon se në laboratorët e Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ mungojnë tubat për analizat e gjakut dhe epruvetat për analizat e urinës. Mes të tjerash demokrati thekson se kjo gjë ndodh ndërkohë që ka hyrë në zbatim dhënia me koncesion e laboratorëve, ku nga 18 që duhej te funksiononin janë hapur vetëm 3.

REAGIMI I SPAHIAS
Skandali i rradhes ne shendetesi.
Mjeket te shqetesuar per jeten e pacienteve ankohen per situaten e deshperuar ne te cilen jane te detyruar tu sherbejne ketyre pacienteve. Ne laboratorët e QSUT mungojne prej ditesh tubat per analizat e gjakut dhe epruvetat per analizat e urines. Nuk behet fjale për ndonjë qendër shëndetësore te vogel ne ndonje fshat te vendit por per laboratorin me te madh ku cdo dite perplasen qindra te sëmurë ne nevoje. Dhe kjo ndodh nderkohe qe ka hyre ne zbatim dhënia me koncesion e laboratoreve ku nga 18 qe duhej te funksiononin jane hapur vetem 3. Ne nje kohe kur nga 1 milion euro ne vit qe paguante shteti per sistemin e laboratorëve sot i detyrohet privatit 8 milion euro. Te nderuar miq. Ne Shëndetësinë e rilindur ministrat ndërrohen, vetëm vjedhja dhe papergjershmeria nuk ndryshon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: