GJIROKASTER

Ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka akuzuar Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve se manipulojnë me shifrat mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që po mbahen ditën e sotme.

Përmes një reagimi për mediat, Shehu theksoi se shifrat janë të falsifikuara, ndërsa i cilësoi zgjedhjet një farsë kriminale.

“Te nderuar gazetare, mos u besoni te dhenave qe ju japin KZAZ.
Jane krejt te fallcifikuara, pra mos i tranzmetoni ato.
Ne rast te kundert pa dashje beni lojen e atyre qe po organizojne kete farse kriminale.
Te dhanat qe u dhane pak me pare per Qarkun e Gjirokastres jane krejt te pa verteta e shume larg realitetit.
Jane nje fabrikim i pa vlere i makinës propagandestike «gebelsiane » te ngritur pikerisht per te goditur demokracine e instaluar despotizmin.
Ne fakt Qarku i Gjirokastrës, te gjitha bashkite e tij vecse po bojkotojne me perbuzje.
Detyra juaj eshte te pasqyroni te verteten e jo mashtrimet qe ju serviren.”, thuhet në reagimin e Shehut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: