TIRANË- Një denoncim i pazakontë ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha që e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”.


Një prind denoncon shërbimin mjekësor në Ksamil dhe Sarandë, pasi vajzën e tij vetëm 6 vjeçe e ka sulmuar një dash duke i shkaktuar lëndime të shumta. Sipas denoncuesit, policia nuk e ka marrë seriozisht ngjarjen, ndërsa në spital nuk ka marrë ndihmën e duhur dhe vajzës madje nuk i është larë as gjaku.


Për Berishën ky është turizmi në shtetin e Noriegës, emër me të cilin ka ‘pagëzuar’ kryeministrin Edi Rama.


STATUSI I BERISHËS
Ky është turizmi ne shtetin e Noriegës!
Turistja dixhitale denoncon:
– plagosjen e vajzës së saj 6-vjeçare nga dashi në Ksamil!
– mungesën e reagimit të policisë!
– mungesën e ndihmës mjekësore për vajzën në Ksamil!
– mungesën e ndihmës mjekësore për vajzën në Sarandë!
Ky është turp dhe krim turizëm.
Lexoni mesazhet dhe shikoni videon e turistes dixhitale! sb

“Përshëndetje zoti Berisha, jemi duke pushuar plazhet e ksamilit, por pasiguria per pushuesit është nen zero
Dmth qe ditën e par na ndodhi diçka e papritur nga një tufë dhensh ne Plazhin (P***) (një dash nga tufa e dhenve sulmon vajzën time 6-vjeçare, shtetase austriake ne koke, ne fytyrë dhe ne pjesën e pasme te trupit, kemi thirrur policin ne vendin e ngjarjes dhe policia na ka than s’kemi çka bëjmë nuk e dimë ku ta gjejmë pronarin e dhenve? Kemi thirrur ambulancën nuk ka ardhur? Jemi detyruar qe ta çojmë me makinë private ne spitalin e par ne Ksamil nuk morra !ndihmë aspak , shkuam ne spitalin e dytë ne Ksamil 3 Mjek dhe dy motra medicinale shikojnë njeri tjetrin dhe aspak nuk u mjekua vajza 6 vjeçe nga spitalet e Ksamilit. Kemi marre udhëzim për ne Sarandë qe Te shkojmë me makinë private sepse nuk kishin ambulancë ne Ksamil ☹jo normale për mendimin tim. Ne Sarande nuk u be as larja e gjakut ne koke e as ne fytyrën dhe trupin e Arianes Vogël.
Respekt Z.Berisha
Arrita ditën e dytë te pushimit te bej videon me kafshët e tjera te pronarit te dhenve dhe shpresoj qe te zbardhet pronari nga policia e Sarandës.
Denoncimi e kam ber ne policin e Ksamilit
Dhe do ta dërgoj me gjykatën e Austrisë ne Vjenë.
Shpresoj me vendosmëri qe te jetë hera e fundit ne Shqipëri për pushime nga ana ime dhe familjes dhe farefisit tim dhe shoqërisë time Te dashur.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb